Omicron në Prizren qe një shekull, kurrkush nuk i tutet! (VIDEO)

Omicron në Prizren qe një shekull, kurrkush nuk i tutet! (VIDEO)

Edhe pse si variant i koronavirusit nuk ka arritur zyrtarisht, Omicron po del se njihet moti në Kosovë.

Madje ky emër në Prizren ka rreth një shekull që qarkullon, e krejt kjo për një arsye profesionale, që nuk ka të bëjë fare me shëndetësinë, njofton Klan Kosova.

Është fjala për një dyqan që rregullon orë dhe shet syze dielli, që këtë emër e bart për gati një shekull.

Edhe pse tash  sipas pronarit të lokalit Hasan Këllqi, ora zvicerane me kurdisje, nga e cila mori emrin lokali, nuk prodhohet më, thotë se u çudit kur e dëgjoi emërimin e llojit të ri të sëmundjes.

”Omikronin” e famshëm me dy lokale, si edhe zanatin, prizrenasi thotë se do ta trashëgojë edhe tek i biri./Gazeta Enigma/

Related Articles