Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është zhvilluar në komunën e Shtërpcës.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, prokurori i çështjes Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
“Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. / Gazeta Enigma.