Mendoni se shkencëtarët apo kirurgët e trurit janë më të zgjuar se ju?
Sipas një studimi të fundit, nga “British Medical Journal”, ata nuk janë më të zgjuar se njerëzit e thjeshtë.
Studiuesit testuan 329 shkencëtarë dhe 72 neurokirurgë. Atyre ju dhanë një sërë detyrash për të testuar njohuritë e tyre.
Rezultatet, të publikuara në “British Medical Journal”, tregojnë pak dallime me njerëzit e thjeshtë.
Profesionistët e dy fushave u testuan fillimisht nga një test britanik mbi inteligjencën, i krijuar në “Imperial College”, Londër.
Testi shqyrtoi inteligjencën emocionale, sa të vëmendshëm ishin ata në punë dhe njohuritë në fusha të caktuara.
Studimi zbuloi se neurokirurgët shënuan rezultate dukshëm më të larta se shkencëtarët e raketave në zgjidhjen e problemeve semantike.
Shkencëtarët e hapësirës ajrore performuan më mirë se rivalët e tyre kur bëhej fjalë për vëmendjen dhe mënyrën sesi mund të manipulonin mendjen e dikujt.
Megjithatë, kur krahasoheshin me njerëzit e thjeshtë shkencëtarët nuk treguan dallime të mëdha.
Neuroshkencëtarët, nga ana tjetër, ishin më të shpjetë në zgjidhjen e problemeve, por nuk kishin kujtesë më të fortë.
Si rrjedhojë, neurokirurgët dhe shkencëtarët vendosen në mënyrë të panevojshme në piedestal./Gazeta Enigma/