Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është liruar trotuari nga disa thasë me kubëza që kanë qëndruar për disa muaj në pjesën e vjetër të qytetit.
Rama ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe në raste të tjera.
“Lirimi i trotuareve Kemi kërkuar që të lirohen hapësirat publike e trotuaret! Këto kubëza kanë qëndruar këtu me muaj të tërë, duke penguar qytetarët, por edhe bizneset në këtë pjesë të qytetit. Njejtë do të veprojmë me secilin rast të tillë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Gazeta Enigma/