Policia konsideron të rrezikshëm të dyshuarin e vrasjes në Pejë, kërkon nga qytetarët të mos i afrohen

Policia konsideron të rrezikshëm të dyshuarin e vrasjes në Pejë, kërkon nga qytetarët të mos i afrohen

Pak orë më parë ka ndodhur një vrasje, në fshatin Novosellë të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i dyshuari për vrasje është në arrati dhe konsiderohet si person i rrezikshëm.

“Policia e konsideron si të rrezikshëm personin në fjalë, andaj kërkojmë nga qytetarët që të mos i afrohen dhe t’a lajmërojnë policinë menjëherë”, tha Gashi për Gazetën Enigma.

Tutje, Gashi tha se i dyshuari posedon armë me vete.

Related Articles