Klopp: Situata me Covid është si të marrësh pjesë në një llotari çdo ditë

Klopp: Situata me Covid është si të marrësh pjesë në një llotari çdo ditë

Jurgen Klopp është gjithmonë special me deklaratat e tij.

Trajneri i Liverpoolit në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të marte në Premier League ndaj Leicester City në transfertë ka folur për situatën e futbollistëve të prekur me Covid-19 te ekipi i tij.

“Janë kthyer në skuadër disa futbollistë që për shkak të Covid dhe izolimit kanë munguar në ditët e fundit. Kjo do të thotë që Fabinho, Van Dijk, Curtis Jones dhe Thiago Alcantara janë rikthyer në stërvitje. Thiago ka qenë i fundit që na është bashkuar dhe që nga e diela është stërvitur rregullisht me ne”, tha ai.

Sipas Clop janë disa lojtarë që janë futur në izolim së bashku me dy anëtarë të stafit, kështu që gjithçka është e komplikuar.

“Çdo mëngjes, kur hyn në qendrën stërvitore është si të marrësh pjesë në një llotari”, deklaroi Jurgen Klopp.

Related Articles