Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Podgorie të Maliqit.
Një 62-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij. Ndërsa, viktima është identifikuar me inicialet R. Ç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.