Lëndohen dy persona nga një aksident te “Ura e Fshejt”

Lëndohen dy persona nga një aksident te “Ura e Fshejt”

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur te “Ura e Fshejtë”.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar drejtori rajonal i Trafikut i Policisë në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Ka qenë një veturë, e cila ka qenë duke shkuar në drejtim të Prizrenit, shoferi e ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në anën tjetër, ku është përplasur me një mjet tjetër dhe është rrokullisur. Dy persona janë lënduar, fatmirësisht lëndimet janë të lehta”.

Related Articles