Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Istref Paçarizi. Ai ishte mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur profesori Rrahman Paçarizi, i cili e ka cilësuar atë si “rigoroz e i autoritetshëm, idealist e i pakompromis’.
“Sot paska nderru jete mesuesi im i pare i Gjuhes shqipe dhe veterani i arsimit Istref Paçarizi. Mesuesi Iatref ishte rigoroz e i autoritetshem dhe ashtu si i gjithe brezi i tij i mesuesve, edhe idealist i pakompromis. Ne shkollen “Emin Duraku” ne Dragobil kemi qene me fat qe kemi pase mesues si mesuesi Istref e profesori Ilaz Paçarizi, ky i vrare gjate luftes me 1999. Ndonese e kam taku teper rralle per shkak te largesise e moshes se shtyre te tij, çuditerisht jam ndier me i sigurt kur e kam dite qe mesuesi Istref eshte diku. Ngushellime familjes dhe puahofte ne paqe”, ka shkruar Rrahman Paçarizi./Gazeta “Enigma”/