Presidenca e Kosovës kishte kërkuar që në objektin ku aktualisht është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të vendosen zyrat e Presidentit.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka zbuluar në “Context”, në ATV se kjo kërkesë është tërhequr nga Presidentja Osmani dhe MKRS nuk do të largohet nga vendi.
“Ministria e Kulturës nuk largohet nga ai objekt, Presidenca e Kosovës e ka tërheq pretendimin që të vendoset aty”, ka thënë Çeku.
Ai ka zbuluar se Hashim Thaçi ka kërkuar të ndërtoj një Pallat Presidencial në qendër të Prishtinës.
“Vjosa Osmani nuk ka tendenca, Hashim Thaçi ka pasur tendencë të ndërtoj Pallat Presidencial në këtë objekt dhe për atë qëllim është bërë kontratë me një operator që po kemi telashe ta paguajmë. Kontrata ka qenë e klasifikume, flitet për disa milionë, plani ka qenë i madh, ka mund të shkoj deri në 50 milionë euro”, ka thënë ndër të tjerash ministri Çeku./Gazeta Enigma/