Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Speciale.
Sipas tij, është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë sipas Pallaskës për arsye të ndryshme.
Sipas avokatit, arsyeja e parë është se mohohet kundërshtimi me faktin së Thaçi nuk është arrestuar por është vetë dorëzuar.
“Është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë për një numër për arsye të ndryshme. Së pari dhe më e arsyeshmja mohohet në kundërshtime me fakte të ditura botërisht se zoti Thaçi nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar”.
“Dhe jo vetëm kaq, zoti Thaçi ka qenë president në detyrë në momentin kur është shpalosur konfirmimi i aktakuzës në atë cilësi ka pasur imunitet personal nga ndalimi dhe arrestimi edhe për vepra personale që ka kryer jashtë detyrës dhe këtë nuk e them unë, por e ka thënë Gjykata e Kosovës dhjetë vite më parë në një lëndë kur i ka interpretuar imunitetet duke përfshirë edhe presidentin e Kosovës, duke e ditur”, tha Pallaska në RTK.
Tutje ai ka shtuar se ish-presidenti Thaçi ka mundur të kundërshtojë arrestimin, dhe paraburgosjen e tij në bazë të një norme kushtetuese, por sipas Pallaskës, Thaçi zgjodhi të vetëdorëzohet dhe të shkoj atje që të ballafaqohet me akuzat si një qytetar i lirë.
“Pra zoti Thaçi përkundër këshillimit që ekziston një mundësi ta kundërshtoj arrestimin dhe paraburgosjen e tij mbi bazën e një norme kushtetuese, ai ka zgjedhur që të vet-dorëzohet në bashkëpunim me gjykatën dhe që të mos e ngarkojë shtetin e Kosovës e as pozitën e presidentit duke mos përfituar një privilegj që i ka takuar sipas kushtetuese së Kosovës dhe të shkojë atje që të ballafaqohet më akuzat si një qytetar i lirë. Ky fakt mohohet dhe ai gjithmonë cilësohet si një person i arrestuar”, ka theksuar avokati Pallaska./Gazeta Enigma/