Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri dhe tre ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri dhe tre ditët e ardhshme

Mot i qëndrueshëm ditëve në vijim, me vransira e diell. Më një janar mot i butë e me diell. Mjegull përgjatë viseve të ulëta.

31.12 – Vransira kalimtare në mëngjes. Gjatë ditës e në mbrëmje kthjellime. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

1.01.2022 – Më butë, kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.

2.01 – Kryesisht me vransira në mëngjes, e pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime.

3.01 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave kushte për mjegull. Ditën kryesisht me diell e më butë.

Temperaturat me tendencë të rritjes mbi vlera mesatare, megjithëse minimalet zbresin edhe në -1 e -2C, ndërsa maksimalet rriten edhe deri në 10C e 13C. Në pjesë ku mjegulla mund të mbetet më gjatë temperaturat mund të jenë mëtë ulëta.

Të enjten frynë erë mesatare nga veriu 7-12m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte./Gazeta Enigma/

Related Articles