Zgjedhjet në Shqipëri nisin me disa probleme

Zgjedhjet në Shqipëri nisin me disa probleme

Me fillim të hapjes së vendvotimeve në disa zona të Shqipërisë, paraqiten disa probleme.

Në bashkinë e Kavajës janë 65 439 votues në 89 qendra dhe pesë njësi administrative.

Procesi ka nisur normalisht, ndërsa në një qendër votimi, 2161  nuk po gjejnë ende zarfet dhe nuk ka filluar votimi, ndërsa në një qendër tjetër, 2125 pasi nuk punon identifikimi.

Gjithashtu, Devolli i Korçës në Shqipëri ka nisur me probleme ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin.

Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen.

Edhe në Klos, Mat dhe Bulqizë janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Ndërkohë ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Related Articles