Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresa, ka uruar babain e saj në ditëlindjen e 71-të me një shkrim emocional që tregon mungesën që ajo dhe familja e saj ndjejnë për të.
”Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme. Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot. Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI”.
“Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Gresa ka uruar që babai i saj të ketë shëndet dhe forcë të tejkalojë edhe këtë sfidë që ajo e cilëson padrejtësi.
Jakup Krasniqi, bashkë me disa ish-krerë tjerë të UÇK-së, ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku po qëndrojnë tash e sa muaj derisa po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për kryerjen e supozuara të krimeve të luftës./Gazeta Enigma/