Studentët janë ankuar se nga ndërprerja e energjisë elektrike po humbasin ligjëratat dhe ushtrimet.
Qendra e Studentëve ka mbetur në terr.
Mu për këtë arsye, gjatë reduktimeve, studentët kanë gjetur forma të ndryshme për të tejkaluar fazën e reduktimeve të rrymës.
Megjithatë ndërprerja e energjisë elektrike këtyre të fundit po u shkakton probleme të shumta.
Fortesa Kryeziu, që po i përfundon studimet në Fakultetin Filozofik, e konsideron humbje të madhe mosmbajtjen e ligjëratave.
Njëjtë po vlerësojnë edhe nga departamente të tjera, të cilat mësimin janë duke e mbajtur në formën online.
Shqetësim ka shprehur edhe nënkryetarja e Këshillit të studenteve në Fakultetin Filologjik, Blendina Veliqi.
Mirëpo këto nuk janë hallet e vetme me të cilat përballën banuesit e kësaj qendre.
Problemet me ngrohjen është shqetësim tjetër që e shpreh kryetari i Këshillit të studentëve në Fakultetin Filozofik, Eduard Sopaj.
T7 ka pyetur Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike se a duhet të bëhen përjashtime në raste të tilla.
Ndërkohë, kjo kompani në mënyrë të vazhdueshme po njofton për reduktime të cilat po vazhdojnë në gjithë vendin./Gazeta Enigma/