Autoritetet shëndetësore indiane filluan këtë të hënë vaksinimin e adoleshentëve të grupmoshës 15 deri në 18 vjeç.
Një nismë e tillë erdhi pasi u rrit numri i shteteve që rreptësuan masat anti-COVID, për të frenuar një vale të re infektimesh me variantin e ri Omicron.
Qeveritë e shteteve indiane kanë injektuar dozat në shkolla, spitale dhe vende të veçanta vaksinimi, përcjell Klankosova.tv
Deri më tani, India ka regjistruar afro 35 milionë infektime me COVID-19 dhe 482 mijë vdekje nga sëmundja. Ekspertët besojnë se të dyja shifrat zyrtare janë të nënvlerësuara.
Rritja aktuale e rasteve, duke përfshirë ato të variantit Omicron, është përqendruar kryesisht në qytetet kryesore indiane si Delhi dhe kryeqyteti financiar Mumbai./Gazeta Enigma/