Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri ka hedhur sërish kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të fundit për ndalimin e kriptovalutave.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike.
Ai ka thënë se vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prapë lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar.
“Vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike, pa vlerësime të sakta dhe e pa informuar, pra është ‘one man show’. Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, të martën, ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tregoi se javën e kaluar është vendosur që në nivel vendi të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, në një vendim në kuadër të Masave të Emergjencës, për shkak të krizës që ka kapur vendin. /Gazeta Enigma/.