Greqia është duke shënuar rekorde nga dita në ditë për rastet pozitive me koronavirus pas shfaqjes dy javë më parë të variantit “Omicron”.
Autoritetet lokale raportojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 43,386 raste të reja me koronavirus, ku pjesa dërrmuese e tyre janë pikërisht në rajonin e Atikës.
Ndërkohë, raportohet se kanë ndërruar jetë 62 persona për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.
Problematik është fakti se në spitalet greke janë aktualisht më shumë se 680 persona të intubuar, ç’ka rrit shanset për më shumë viktima në ditët në vijim. /abcnews.al