Haki Abazi reagon për aksionin “Brezovica”

Haki Abazi reagon për aksionin “Brezovica”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për rastin Brezovica.

Të enjten u raportua për arrestime të reja në Ministrinë e Mjedisit, e ku të lidhur e gjetën veten edhe kryeinspektori, Bedri Halimi por edhe ish sekretari Arben Çitaku.

Abazi ka kërkuar që kontrollit t’i nënshtrohet secili që ka ndërtuar në Brezovicë.

“Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me kriminel Serb në jug e veri…” – ka thënë z. Abazi.

Statusi i plotë:

Përkrahje dhe vlerësim i lartë për veprimet e policisë dhe prokurorisë në rastin Brezovica. Tani duhet punë që ky rast të nxjerrë në pah të gjithë ata që kanë dhënë para për të marrë leje dhe kanë shkatërruar çdo gjë për të bërë një villë në Brezovicë dhe ata që kanë dhënë lejet në kundërshtim me ligjjn. Këtu nuk duhet kursyer asnjë, kontrollit duhet nënshtruar secili që ka ndërtuar në Brezovicë. Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me kriminel Serb në jug e veri, kush e ka lënë Brezovicë në duar të INEX-it që 20 vite dhe kush ka bërë Serb anëtar bordi të organizatave joqeveritare e konsulenca ndërkombtare për të marrë leje dhe favore në Brezovicë.

Ndryshe, mëngjesin e të enjten u zhvillua aksioni i dytë i Policisë së Kosovës, në tri lokacione, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Kurse, brenda më pak se një muaji dy aksione u zhvilluan në qendrën e njohur të skijimit Brezovica, nën dyshimet se janë kryer ndërtime pa leje në këtë kompleks.

Nga ky aksion shtatë persona janë arrestuar, dy prej të cilëve janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planikifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.

“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria.

Siç njofton prokuroria, aksioni është duke vazhduar ende.

Bastisje janë zhvilluar edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Gazeta Enigma/

Pamje nga aksioni

Related Articles