Qeveria e Serbisë ndërpret punimet e memorialit kushtuar komandant “Lleshit”

Qeveria e Serbisë ndërpret punimet e memorialit kushtuar komandant “Lleshit”

Qeveria e Serbisë nuk do të lejojë ndërtimin e memorialit kushtuar drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB), Ridvan Qazimi.

Policia serbe i ka ndalur punimet të cilat po realizoheshin për ngritjen e këtij memoriali në fshatin Tërnoc të Madh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se në këtë rast po respektohet ligji.

“Asgjë nuk është ndërtuar në këtë vend pa leje. As një shtëpi dhe as një ndërtesë nuk mund të ndërtohet, e aq më pak një memorial. Ekziston një ligj për monumentet në këtë vend, sipas të cilit është e qartë se kujt mund t’i ngrihet një monument, e kujt nuk mundet. Ligji do të respektohet pa rezerva”, tha Vulin në televizionin serb i njohur si TV PRVA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, deklaroi më 20 prill se në kodrën mbi Trnoc të Madh kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një monumenti kushtuar komandant Ridvan Qazimit i njohur si “Lleshi”.

 Ai ishte vrarë në vitin 2001 në një pritë të cilin e kishin organizuar forcat serbe. Ndryshe në vitin 2013 forcat policore me urdhër të Qeverisë kishin larguar përmendoren e cila i kushtohej dëshmorëve të UÇPMB-së. Qeveria Serbe e kishte cilësuar këtë përmendore si provokim.

Related Articles