Skuadra e Liverpoolit së fundmi është goditur shumë nga koronavirusi.Një nga të prekurit në skuadrën e ‘The Reds‘ është edhe trajneri i klubit, Jurgen Klopp.
Klopp nuk ka mundur të jetë prezent me skuadrën tash e një kohë, kurse në një interevistë të fundit ka zbuluar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pret të rikthehet së shpejti.
“Jam mirë, pres të rikthehem së shpejti. Të jem larg stafit dhe lojtarëve ishte një ndjenjë e çuditshme për mua, pasi kjo gjë nuk më ka ndodhur shpesh në karrierën time, dhe asnjëherë kaq gjatë, duke qenë larg për një javë të plotë”, tha ai.
Ai u shpreh i lumtur që është vaksinuar me kohë.”Falenderojë Zotin që jam vaksinuar. Jam ndjerë paksa keq gjatë virusit, por fatmirësisht ishte një virus i lehtë, dhe jam i bindur se kjo ndodhi për shkak se jam vaksinuar me kohë”, shtoi Klopp./Gazeta “Enigma”/