Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur edhe në udhëtim nga Greqia në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat 26:25, duke u treguar të pafuqishëm në fund të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 14:9 për Greqinë, teksa ishte deri në 10 pikë disavantazh.
Më pas, Kosova u rikthye, por nuk pati fuqi që të bënte më shumë.
Edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë, Kosova u mposht nga Greqia me rezultat të ngushtë 20:21.