Fatmir Limaj nga NISMA Socialdemokrate gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e bashkëluftëtarit të tij Kadri Veseli për të ngushëlluar familjen për vdekjen e nënës së tij, Ajshe Veseli.
Limaj tha se bashkëndjenë dhimbjen me famljen Veseli, që këto momente të vështira po i kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli!
Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre!/Gazeta Enigma/