Ky është personi që humbi jetën nga aksidenti në Podujevë (FOTO)

Këtë të diel ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Prishtinë – Podujevë. Aty humbën jetën dy persona dhe nëntë të tjerë u lënduan.

Njëri nga ta është Shaban Uka, varrimi i të cilit do të bëhet të hënën në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme, kanë njoftuar familjarët e tij.

“Të dashur miq, ju njoftojmë që sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Ruzhdi Shaban Uka”, shkruajnë ata, duke bërë të ditur se varrimi do të bëhet të hënën në ora 16:00.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se përveç dy personave të vdekur, nga ky aksident janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles