Një aksident trafiku ka ndodhur sont në Drenoc të Klinës, në mes një autobusi dhe një automjeti, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftim.