Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka dridhur sonte rajonin, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.
Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.
Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.
Qytetarët kanë thënë për tv21 se nuk e mbajnë mend një tërmet të tillë dhe shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre./Gazeta Enigma/
Битола#earthquake #земјотрес pic.twitter.com/RqR3l0oDOc— Гатачот (@Gatachot) January 9, 2022