I ndalohet veprimtaria biznesor kompanisë “Viva Fresh” në Roganë, reagon kreu i Dardanës, “Ligji mbi të gjitha”

I ndalohet veprimtaria biznesor kompanisë “Viva Fresh” në Roganë, reagon kreu i Dardanës, “Ligji mbi të gjitha”

Kompania “Viva Fresh” ka hapur veprimtarinë e saj tregëtare kohë më parë në një lokalitetet të populluar e frekuentuar të komunës së Dardanës, saktësisht në fshatin Roganë.

Ky vendbanim bie në aksin rrugor që lidhë pjesën dërmuese të lokaliteteve të kësaj komune dhe asaj të Bujanocit, me komunën e Gjilanin, si qendër regjionale. Në fakt objekti është funksionalizuar në kompleksin e ish kompanisë “Bujku” në Roganë, e cila është përuruar kohë më parë.

Siç është bërë e ditur nga zyrtarë të inspekcionit, veprimtaria tregëtare i është ndaluar për shkak se kompania në fjalë e ka ndërtuar objektin pa leje në këtë kompleks, ndërsa si rrjedhojë i pamundësohet proceduralisht pajisja me dokumente tjera zyrtare për zhvillim të veprimtarisë, të cilat janë të ndërlidhura pikërisht me lejen e ndërtimit.

“Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “Viva Fresh Store” në Roganë”, thuhet në postimin e kreut të kësaj komune, Kadri Rahimaj.

Rahimaj ka potencuar se komuna e Kamenicës mirëpret çdo investim në këtë Komunën dhe njëkohësisht ofron bashkëpunim maksimal në funskion të rritjes së punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke aluduar se ky bashkëpunim duhet të jetë në harmoni me procedurat e domosdoshme dhe konform me ligjin.

Ligji mbi të gjitha ⚖️‍ Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e…Posted by Kadri Rahimaj on E hënë, 10 janar 2022

Related Articles