Pamje të autobusit i cili rrëshqiti në Ferizaj (VIDEO)

Pamje të autobusit i cili rrëshqiti në Ferizaj (VIDEO)

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në rrugën që çon për fshatin Mirash  të komunës së Ferizajt, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

“Rreth orës 18:50 ka dodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin  Mirash të Ferizajt nga rruga magjsitrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast është lënduar një person dhe është dërguar në qendrën emeregjente në Ferizaj, Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, tha Veseli.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali  shihet se një autobus ka rrëshqitur dhe pasagjerët kanë dalë jashtë, derisa ekipet e policisë janë aty./Gazeta Enigma/

Related Articles