Shkëndija “flakë” në merkato, nëse dështon pista Roshi ka planin B me ish-sulmuesin e Kombëtares

Shkëndija “flakë” në merkato, nëse dështon pista Roshi ka planin B me ish-sulmuesin e Kombëtares

Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato janari, kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve të rinj, që do ta ndihmojnë të arrija objektivat e këtij sezoni.

Mësohet se drejtuesit e skuadrës kampione të vendit kanë rënë në kontakt me futbollistin e kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Boluspor në Ligën e Parë turke, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë operacion, gjithnjë me aminin e numrit një të Shkëndijës, Lazim Destani, është përfshirë edhe një nga figurat më të fuqishme të futbollit shqiptarë, Lorik Cana, i cili luan rolin e ndërmjetësuesit në këtë transferim.

Roshi luan si sulmues krahu, ndërsa i njëjti po shihet si zëvendësues ideal i Lupço Doriev, i cili me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë në Hungari te skuadra e Meszokovesd Zsory, aty ku ditë më parë u transferua një tjetër futbollistë i Shkëndijës, Kamer Qaka.

Megjithatë siç mëson “infOSport.mk”, Shkëndija ka edhe planin “B” nëse dështon pista Odise Roshi. “Kuqezinjtë” për pozitën e njëjtë si opsion shohin edhe Kristal Abazajn, i cili gjithashtu luan në Ligën e Parë turke me skuadrën e Istanbulspor.

Mbetet të shihet se cili do të veshë fanellën “kuqezi” të Shkëndijës, skuadër kjo që këtë merkato e ka kapur shumë seriozisht, kjo edhe për faktin se në pranverë do të duhet të kërkojë anulimin e 8 pikëve të FC Shkupit, që stinorin vjeshtorë e mbylli me 42 pikë.

Related Articles