Themeluesi i Microsoft Office, Bill Gates, tha se sipas tij bota do të kthehet në normalitet në fund të vitit 2022, pasi atëherë do të ketë më shumë vaksina anti COVID-19.
Duke folur për rrjetin britanik SkyNews, Gates vuri në dukje se me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në vendet më të pasura, të tilla si SHBA, dozat e vaksinave do të shpërndahen në vendet e tjera.
Ai nuk pret që pandemia COVID-19 të përfundojë deri vitin e ardhshëm, por tha se ishte optimist se numri i rasteve do të kufizohej në numër shumë të vogël deri në fund të vitit të ardhshëm.