Vijon prej disa orësh procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë, ku nga rezultatet e deritanishme duket se Partia Demokratike kryeson veriun.
Kështu në Shkodër PD ka marrë 3,185 vota ose 40.30 për qind, më pas ndiqet nga PS me 2,263 vota ose 28.63 për qind.
LSI në qarkun e Shkodrës ka marrë deri në këto momente 647 vota ose 8.19 për qind.
Në qarkun e Kukësit, PD ka marrë 3,940 vota ose e përkthyer në 64.45 për qind. PS ka marrë 2,082 vota ose 34.06 për qind.
Deri në orën 07:30, në Tiranë janë numëruar 195 nga 1,243 kuti në total. Deri tani PS udhëheq me 51.46 për qind, e ndjekur nga PD me 36.12 për qind, 6.07 për qind dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi me 2.84 për qind. /ABC News/