Qeveria e Kosovës ka vendosur që pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje të jetë 100 euro për secilin.
Rritja e pensioneve është përcjellë me shumë reagime, rreth asaj se a është e mjaftueshme apo jo.
Duke komentuar këtë vendim, një mërgimtar nga Zvicra ka thënë se kjo rritje kaq e vogël është poshtëruese. Ai ka thënë se në Zvicër merr 5 mijë franga pension.
“Unë Tu e pa jeta qysh është këtu kjo është njëfar hajgare…Është njëfarë hajgarje që s’ka kuptim. Poshtëruese është me thanë, unë besoj që shumica e pensionistëve me i pytë thotë mos mi jep hiç. Çka bën me 5 euro? Unë kurgjë s’muj bëj. Unë jetoj në Zvirëc, 5 mijë e diçka franga e kom penzinë. Unë kur vij këtu harxhoj ma shumë, unë kur e shoh këta si jetojnë kurrë nuk kom mujtë me kuptu si jetojnë me 95 euro”, ka thënë ai për ATV.