Gazetari Milaim Zeka ka treguar se ka kontratë aktive në Radio Televizionin e Kosovës, por se i mungojnë kushtet për punë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Zeka thotë se çdo mëngjes shkon në punë e pi një kafe dhe largohet, pasi nuk ka vend për tu ulur.
Sipas Zekës, menaxhmenti ka futur njerëz të rinj në punë duke i lënë punëtorët e tjerë pa karrige e kompjuter.
“Unë e kam kontratën e punës në RTK. Unë shkoj çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse? Sepse unë nuk kam karrige, nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Imagjino në televizionin publik. Pyete menaxhmentin pse kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, tha Zeka në Kanal 10. / Gazeta Enigma.