Një person i cili ishte duke e pastruar rrugën nga bora, goditet nga një veturë.
Dy persona derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën, ndërsa ky I fundit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Podujevë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.