Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vita që të jenë të pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se meqenëse pandemia është prioritet, Kurti e Vitia nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër para pjesëmarrjes në seancë.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 do të mbajë seancë ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamemtar për menaxhimin e pandemisë COVID-19.