Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nënshkruar gjashtë kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për lagjet në kryeqytet.
Ai ka deklaruar se një gjë e tillë ka të bëj me rrjetin ekzistues në kryeqytet.
“Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.”, ka shkruar Ahmeti.