Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e sotëm që po zhvillohet në Serbi dhe ka thyer kutinë e votimit.
Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe.
Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.
???????????????????????? pic.twitter.com/9XEQJfUKm4— Igor Čobanović (@DaZivimSan) January 16, 2022
Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.
Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.
Sipas të dhënave, gjithsej 12 për qind e qytetarëve kanë shkuar në votime deri në orën 13:00./Gazeta Enigma/