Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka reaguar ish ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.
Tërmkolli tha se “Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo”.
Ndërsa, Hyseni i quajti qyqarë të binomit Kurtin dhe Osmanin, ndërsa për liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se është servil dhe hipokrit politik.
“Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së”, është shprehur Hyseni. /Gazeta Enigma/.