Opozita thotë se Kurti po merret me çështjet politike në Shqipëri duke harruar Kosovën

Opozita thotë se Kurti po merret me çështjet politike në Shqipëri duke harruar Kosovën

Në debatin i cili po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës për situatën e pandemisë, deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se në kohën kur vendi po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore Kurti kishte vizituar Shqipërinë disa herë për çështje politike.

Sipas tij kjo ishte përzierje në çështjet e brendshme të Shqipërisë që kishte kryer Kurti si dhe ishte larguar nga problemet reale të cilat i ka Kosova.

Ndërkaq nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, poashtu ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës. Sipas tij Kosova ka nivelin më të ulët të vaksinimit në rajon por edhe në nivelin global dhe si pasojë gjendja shëndetësore mbetet e rëndë dhe vdekjet po vijojnë.

Ai ka kërkuar që Qeveria të angazhohet në sigurimin e vaksinës.

Kurse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria të sigurojë kredi të buta nga mekanizmat ndërkombëtar me të cilën do të mbështeten bizneset.

Ai ka kërkuar që të mos ndërpritet financimi i projekteve komunale poashtu të merret vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve dhe heqjen e orës policore.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismajli, ka deklaruar se nevojiten mbi 2 milionë vaksina dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për sigurimin e tyre.

Tani Kuvendi është në pauzë dhe pritet që të grumbullohet prapë për të diskutuar për çështjen e pandemisë.

Related Articles