Doza e katër e vaksinave kundër koroanvirusit, ka ngjallur debate të mëdha në të gjithë botën.
Kjo ka bërë që një reagim të vijë edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo e fundit rekomandon se doza e katërt e vaksinës nuk është e nevojshme në popullatën e gjerë.
Nga ana tjetër organizatat dhe shkencëtarët kryesorë shëndetësorë, si specialisti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci , flasin për nevojën e prodhimit të një vaksine që do të synojë ekskluzivisht variantin dominues të Omicron.
Agjencia Evropiane e Barnave, nga ana e saj, e bëri të qartë në një konferencë për shtyp se doza përforcuese e koronavirusit në intervale të rregullta nuk do të ishte e nevojshme në planin afatgjatë. Sa i përket dozës së katërt , EMA thekson se nuk është e nevojshme për popullatën e përgjithshme.
Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, nëse vaksinimi duhet të përsëritet në të ardhmen, ai do të bëhet pak para dimrit, siç ndodh me gripin , i cili do të rrisë antitrupat e trupit, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë për të.
EMA vëren se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për dozën e katërt. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që një dozë e katërt është e nevojshme në popullatën e përgjithshme që tashmë është vaksinuar.
EMA nuk përjashton mundësinë e miratimit të një regjimi vaksinimi me katër doza për Covid-19 për njerëzit me “sistem imunitar të dobësuar”, tha Marco Cavaleri, kreu i Divizionit të Kërcënimeve Biologjike dhe Infrastrukturës, në një konferencë shtypi.