Pas largimit nga Interi, Christian Eriksen pritet të bëhet me skuadër të re.
Futbollisti danez ka shtatë muaj që nuk luan te asnjë skuadër.
Krejt kjo pasi ai pësoi sulm në zemër me Danimarkën në “Euro 2021”, andaj ai u detyrua të largohej nga Interi.
Kështu, dy klube të Premierligës angleze kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Bëhet fjalë për Newcastle Unitedin dhe Leicester Cityn.
Dy klubet i kanë ofruar kontratë gjashtë-mujore Eriksenit. /Gazeta “Enigma”/