Qeveria Kurti ka anuluar vendimin e mëparshëm që është marr në kohën kur me Kosovën qeveriste Abdullah Hoti e cila kë të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.
Anulimi i vendimit është bërë me arsyetimin e se nuk ka pasur përfaqësim të barabartë gjinor.
Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj.
Qeveria poashtu ka miratuar Komitetin Ndërministror për kompleksin memorial “Adem Jashari” Përbërja e komitetit ndërministror u miratua të jenë: Albin Kurti, Hajrullah Çeku, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati, anëtarë i komitetit përfaqësues nga familja Jashari, Bekim Jashari, nga Agjencia e Menaxhimit të Memorialeve, përfaqësueses nga shoqata e arkitektëve dhe nga shoqata e luftës.