Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12-vjeçare që ta vaksinohen me dozën përforcuese.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thonë nga MSH.
Me anë të një postimi, MSH-ja thotë se variant Omicron i COVID-it tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.
Sipas tyre “me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë”. /Gazeta Enigma/.