Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka mbushur 53-vjeç, por kësaj radhe pak më ndryshe.
Datëlindja e 53-të Hashim Thaçin e ka pritur në paraburgim në Hagë, si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Por se a iu lejua që datëlindjen t’a festoj në Hagë, Gjykata Speciale në një përgjigje me shkrim tha se të paraburgosurve iu lejohet që t’i festojnë ngjarjet e veçanta në përputhje me ligjet dhe rregullat e qendres së paraburgimit.
“Në përgjithësi, Menaxhmenti i Qendrës së Paraburgimit i KSC-së ofron mirëqenie për të paraburgosurit në një mjedis të sigurt. Të paraburgosurve iu ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku dhe për t’i festuar ngjarjet e veçanta në përputhje me ligjet dhe rregullat e qendres së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Express.