Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 2 mijë e 861 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.
KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht Partia Socialiste kryeson me 48.87% ose 403055 vota.
Partia Demokratike ka marrë deri tani 323883 vota ose 39.27 %.
Më pas LSI me 6.98% ose 57547 vota dhe PSD 17456 vota ose 2.12%.
Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.