Koncert pa maska e pa distancë në Zelandën e Re

Koncert pa maska e pa distancë në Zelandën e Re

Është cilësuar si tubimi më i madh në botë pas Covid-19. Në të kanë marrë pjesë rreth 50 mijë shikues. Grupi i Zelandës së Re ‘Six60’ mbajti një koncert para një audiencë madhështore për këtë periudhë pandemie, rreth 50,000 njerëzve në Auckland, e cilësuar si ngjarja më e madhe e këtij lloji në botë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Publiku nuk kishte maska mbrojtëse e as nuk mbante distancë shoqërore, raporton ‘The Sun’. Zelanda e Re ka marrë vlerësime për përgjigjen e saj ndaj pandemisë dhe ka nivelin nga më të ulëtat të vdekshmërisë nga Covid-19.

Vetëm 2.601 raste të koronavirusit u regjistruan dhe 26 njerëz vdiqën. Aktualisht, vetëm 33 raste të Covid-19 janë aktive. Përdorimi i maskave është i detyrueshëm vetëm në transportin publik dhe në avion, dhe masa e ruajtjes së distancës sociale nuk është në fuqi në Zelandë të re.

Related Articles