Ky është 22-vjeçari që u arrestua sot në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

Ky është 22-vjeçari që u arrestua sot në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

Brenda 1 jave kreu dy grabitje, ku vodhi rreth 750 euro, por nuk shkoi shumë dhe ra në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Gjilani, i cili është dërguar në mbajtje si i dyshuar për këto dy raste.

Sinjali ka mësuar se 22-vjeçari që u arrestua sot është Gentrit Avdia.

Avdia dyshohet se njërën grabitje e ka kryer më 14 janar në një market në rrugën “Avdulla Presheva”, ku ka vjedhur rreth 150 euro.

Tjetrën grabitje, Avdia dyshohet se e ka kryer më 20 janar, ku ka vjedhur para në vlerë prej 600 euro.

Sipas Policisë në Gjilan, në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur para në vlerë prej 405 euro dhe një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në grabitjen e dytë.

Avdia është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles