Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur këtë të hënë gjatë mbrëjes në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Policia e Durrësit e ka konfirmuar sulmin me tritol në shtëpine e Dukës dhe tashmë kanë nisur hetimet.
“Durrës/Informacion paraprak Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës”./Gazeta Enigma/