Qeveria e Kosovës, të mërkurën, ka miratuar kërkesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për vazhdimin e shtesave prej 10 për qind për punëtorët shëndetësorë, raporton Gazeta “Enigma”.
Shtesat do të vazhdohen për gjashtë muaj, pra deri në muajin qershor.
“Ky është vazhdim i vendimit të vitit të kaluar vetëm se këtë vit kemi vit të ri fiskal… kjo shtesë është për gjashtëmujorin e parë”, deklaroi Murati në mbledhjen e Qeverisë.
Vendimi për shtesa prej 10 për qind nuk ishte mirëpritur nga punëtorët shëndetësorë, të cilët madje kishin mbajtur grevë tetë-orëshe dy muaj më parë. / Gazeta Enigma.