Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e sotme ka thënë gjatë vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, qeveria Kurti është përpjekur që t’i paraqesë shifra të rrejshme me COVID, duke e zvogëluar numrin e rasteve të reja.
Sipas tij, kësisoj dhjetëra pacientëve me simptoma të variantit Omicron u është dhënë terapi pa i udhëzuar që të testohen për COVID.
“As pas dy vite të pandemisë Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj variante të COVID-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike. Gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit 2022 kishte përpjekje nga qeveria që të paraqiten shifra të rrejshme me COVID duke i zvogëluar ato, duke i kamufluar me grip sezonal pasi simptomatologija e Omicron dhe gripit sezonal ishte e njejtë”.
“Kemi me dhjetëra raste kur pacientët me simptoma të Omicronit u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin për COVID. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shndërruar në shpërndarës të virusit duke e rritur shpejtësinë e numrit të rasteve pozitive”, ka deklaruar ai.
Haxhiu ka thënë se brenda gjashtë muajve qeveria ka përsëritur gabimin e njëjtë me keqmenaxhimin e pandemisë.
“Brenda 6 muajve qeveria për të dytën e herë e përsërit gabimin e njëjtë me keqemenaxhim të situatës me pandeminë COVID-19. Gjatë muajve të verës kur ishim buzë katastrofës shëndetësore dhe tani këto ditë dimri po e shohim paaftësinë e njëjtë të qeverisë në menaxhim të pandemisë”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Haxhiu ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që të bëjë publike numrin e vaksinave të blera, të marrë si donacion, e atyre që u ka dalur afati. /Gazeta Enigma/.